Header

Kanye West ndalon Bianca-n të përdor rrjetet sociale

Kanye West thuhet se e ka ndaluar gruan e tij Bianca Censori të përdorë mediat sociale.

Të afërmit e arkitektes janë të frikësuar se 46-vjeçari po e “izolon” pasi nuk dëshiron që ajo të përdorë rrjete sociale, edhe pse vetë ka postuar fotografi erotike të 29-vjeçares në rrjetet e tij.

Fansat kanë shprehur shqetësim për Censori-n pas fotove në Instagramin e Kanye ku ajo shfaqet thuajse e zhveshur, ndërsa ai është i mbuluar kokë e këmbë.

Një burim për Daily Mail tha se ajo kishte qenë aktive në rrjetet sociale përpara se të martohej me reperin dhe sjellja e këtij të fundit është “ngjethëse”.

“Ai nuk dëshiron që ajo të ketë media sociale sepse mendon se do ta lëndojnë atë sepse do i duhet të lexojë gjërat e këqija që thonë njerëzit. Ai e bindi atë se, duke qenë se ajo është një yll tani, ajo duhet të mbetet një mister dhe është rrëqethëse për ata që e njohin pasi ndihet si një formë tjetër kontrolli”, tha një burim i brendshëm për median.

Sjelljet e fundit të reperit kanë ngritur dyshime rreth tij. Ai ndryshoi të gjithë dhëmbët duke i zëvendësuar me pllaka titani ndërsa nuk reshtin daljet publike me Bianca-n ku ajo është thuajse lakuriq.

You may also like ...