Edhe pse kanabisi po studiohet gjithmonë e më shumë në fushën e mjekësisë e po diskutohet deri edhe legalizimi i tij, ekspertët thonë se ashtu siç ndodh me duhanin, edhe ai nuk është i padëmshëm, sidomos tek të rinjtë.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Columbias në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje.
Për këtë arsye, tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për mjaft specialist, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.
Kjo lidhet me zhvillimin e trurit; se kur mbyllet ky cikël, nuk është ende e qartë. Ajo cfarë dihet me siguri është se në përiudhën e rritjes trupi i njeriut pëson shumë ndryshime biologjike, dhe truri gjithashtu. Sipas Institutit Kombëtar për shëndetin mendor, që varet nga Ministria Amerikane e Shëndetësisë në SHBA, truri zhvillohet deri në moshën e mesit të njëzetave.
Gjatë kësaj kohe shpaloset për shembull përpunimi i emocioneve, trajtimi i stresit, motivimi dhe shpërblimi, marrja e vendimeve, kryerja e veprimeve të menduara mirë, kontrolli i impulseve dhe të menduarit logjik. Problemi është se prej konsumimit të marihuanës në periudhë afatgjatë, përkeqësohen problemet psikologjike si gjendja e frikës dhe depresioni. Nëse truri ndodhet ende në fazë zhvillimi, ai reagon me ndjeshmëri të madhe ndaj substancave si alkooli, tabaku, marihuana dhe substancat e tjera që krijojnë varësi.
Sipas shoqatës amerikane për psikiken e fëmijëve, American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, ka qenë e mundur të dëshmohet se këto substanca ndryshojnë ose vonojnë disa nga zhvillimet e trurit gjatë adoleshencës. Në rastin e kanabisit janë duke u dhënë gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se shkakton ndryshime në trurin e adoleshentëve.
- “Kepi i Tundimeve” këtë herë me VIP-a, ja kush merr pjesë!
- ‘Më nënvlerësojnë prej bukurisë’, Xhesika Berberi rrëfen paragjykimet e hasura në biznes