Header

Kader deklaron publikisht ndarjen nga Lumbardhi: Kam vuajtur shumë

Kader Kicaj përmes një statusi të papritur ka njoftuar ndarjen e saj me Lumbardh Salihun.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova shprehet se i ka dhënë fund lidhjes pasi është lënduar. Kader ka fshirë gjithashtu çdo foto të saj me Lumbardhin në rrjete sociale.

“Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi nda shumë sene, deshta me nda me ju një lajm për jetën tem private. Unë tash e tutje nuk jam ma me personin që isha deri dje. Si femër kam luftu ccdo lloj sfide për me qendru në lidhje, kam pasur vështirësi edhe besoj që do vjen dita do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për ccdo lloj pytje kam përgjigje por nuk dua me lëndu kërkon sepse unë vetëm jam lëndu në këtë lidhje. Shumë dashni për krejt juve!”, ka shkruar Kaderi.

Ndarja e tyre vjen si një surprizë për shumë ndjekës, pasi vetëm dy ditë më parë u shfaqën bashkë në “Sunny Hill Festival”.

You may also like ...