Header

Justin Timberlake refuzon t’i kërkojë falje Britney Spears

Justin Timberlake teksa ka performuar në New York City në Irving Plaza ka bërë një deklaratë të guximshme përpara se të fillojë këngën e tij dhe të JAY-Z, “Holy Grail”.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt”, tha Timberlake ndërsa turma brohoriste. Deklarata u bë shpejt virale në internet me klipin që qarkullonte dhe shumë njerëz kritikonin Timberlake.

Ky reagim vjen pasi Britney Spears, vlerësoi këngët e tij të reja, “Selfish” dhe “Sanctified” në rrjetin e saj social Instagram.

Spears gjithashtu kërkoi falje për pjesë të kujtimeve të saj të vitit 2023, “The Woman in Me”, duke shkruar: “Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët kam dashuri, më vjen shumë keq”.

Britney në librin e saj, shkroi gjatë për romancën me Timberlake, duke zbuluar për herë të parë se ajo mbeti shtatzënë dhe kishte bërë një abort të dhimbshëm në shtëpi.

Në tetor, menjëherë pas publikimit të librit të Spears, një burim i tha ET për reagimin e Timberlake ndaj pretendimeve të ish-it të tij, “Justin është fokusuar në familjen e tij dhe është përpjekur të mos shqetësohet me kujtimet e Britney.

You may also like ...