Header

Julia Roberts tregon sekretet e saj të bukurisë së përjetshme

Me buzëqeshjen e saj të veçantë dhe stilin e përjetshëm, Julia Roberts mund të jetë një ikonë bukurie.

Por cili është sekreti i saj kundër plakjes?

Në një interistë për “British Vogue” aktorja ka treguar se çfarë e bën atë të duket aq rinore në moshën 56-vjeçare.
Ylli i Hollywood u përgjigj me shaka duke thënë: “Turshi. E fus kokën në një tas me turshi çdo të shtunë. Bën mrekulli, Vetëm se era është e tmerrshme.”

Më pas zbuloi të vërtetën për pamjen e saj të freskët dhe rrezatuese, pavarësisht viteve që kalojën: “Kam trashëguar gjene të shkëlqyera nga të dy prindërit e mi. Dhe pastaj kam një jetë që më mbush, si dhe një bashkëshort të mirë që më do dhe kujdeset për mua në një mënyrë që më bën të ndihem thellësisht e lumtur”.

Roberts thotë se çelësi i rinisë është te njerëzit dhe përvojat që përbëjnë jetën e saj. Sigurisht, gjenetika gjithashtu ndihmon.

Julia Roberts Checked Into The Penthouse At Claridge's For An Impossibly Glamorous Vogue Cover Shoot | British Vogue
Julia Roberts gets real about her famed beauty in British Vogue | CNN

You may also like ...