Header

Johnny Depp shtyn koncertin pas problemit shëndetësor

Grupi i Johnny Depp, Hollywood Vampires, është detyruar të shtyjë tre data të planifikuara të turneut në SHBA për shkak të një dëmtimi që ka pësuar aktori në këmbë.

Johnny Depp nuk do të rikthehet në skenë ashtu siç ishte planifikuar. Aktori i ‘Pirates of the Caribbean’ njoftoi se duhet të shtyjë disa nga koncertet e tij të ardhshme me grupin e tij Hollywood Vampires – i cili përfshin gjithashtu Alice Cooper, Joe Perry dhe Tommy Henriksen – për shkak të një dëmtimi.

“Të dashur miq, më vjen keq të them se kam thyer kyçin e këmbës!!!” -shkroi ai në Instagram Story. “Disa mjekë më kanë sugjeruar fuqimisht që të shmang çdo aktivitet për momentin dhe kështu fatkeqësisht nuk jam në gjendje të udhëtoj në këtë kohë.” Ai tha se lëndimi filloi si një dhimbje, por “u bë më keq se sa më mirë” pas paraqitjes së tij të diskutueshme në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë më 16 maj për të promovuar Jeanne du Barry, rolin e tij të parë të madh në film në tre vjet.

“Unë premtoj se do të sjellim një shfaqje të mrekullueshme për të gjithë ju në Evropë dhe do të sjellim më të mirën tonë absolute në Bregun Lindor më vonë këtë verë dhe do t’ua kompensojmë atyre që kanë paguar për ato shfaqje!!!” shtoi kitaristi ndërsa kërkoi “faljet më të sinqerta”.

The Hollywood Vampires njoftuan serinë e koncerteve vitin e kaluar, menjëherë pas çështjes gjyqësore të Depp për shpifje kundër Amber Heard.

Shfaqjet do të fillojnë në Rumani më 8 qershor me ndalesa në Francë, Gjermani, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Bullgari dhe vende të tjera në qershor dhe korrik.

You may also like ...