Header

Jennifer Lopez flet pas anullimit të koncertit: “Jam e shkatërruar”

Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj veror në Amerikën e Veriut,“This is Me” i cili do të ishte i pari për të në pesë vjet.

Këngëtarja e bëri të ditur lajmin me anë të një shkrimi në blogun e saj On The JLo: “Jam zemërthyer dhe e shkatërruar që po ju zhgënjej. Lutem ta kuptoni se nuk do ta bëja po të mos e ndieja se ishte e nevojshme. Ju premtoj se do t’ju kompensoj dhe do të jemi sërish  bashkë. Ju dua shumë!”

Sipas përfaqësuesve të “Live Nation”, Lopez-i po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe shokët. Gjithashtu, theksoi se ata që blenë biletat në “Ticketmaster” do të rimbursohen automatikisht.

Pas njoftimit, “Page Six” sapo ka fotografuar Jennifer López duke u larguar nga një studio kërcimi në Burbank, Kaliforni, ku ajo po bënte prova për turneun e anuluar tashmë “This Is Me… Now”. Tashmë ajo u pa e mërzitur ndryshe nga disa javë më parë.

Anulimi i turneut erdhi pas thashethemeve se martesa e saj me Ben Affleck-un është në krizë.

Gjendja e Jennifer López, pasi anuloi turneun e saj!

You may also like ...