Header

Jennifer Aniston nderon trashëgiminë e Matthew Perry

Jennifer Aniston inkurajoi fansat që të nderojnë trashëgiminë e Matthew Perry duke dhuruar në fondacionin e aktorit të ndjerë për ndërgjegjësimin për varësinë.

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të “Friends”, është hapur një fondacion që mban emrin e tij dhe synon të ndihmojë njerëzit që janë të varur nga droga ose alkooli.

Aktorja ka shpëndarë foton e aktorit ku shkruhen fjalët: Varësia është shumë e fuqishme për t’u përballuar vetëm, por sëbashku njëherë në ca kohë, mund ta mposhtim!

Jennifer shton: Ju lutem bashkohuni me mua dhe familje  e Matty për të mbështetur këtë fondacion  i cili ka synim të ndihmojë të gjithë ata që vuajnë nga varësia. Ai (Matthew Perry) do t’ju ishte shumë mirënjohës.

Një ditë më parë, njerku i Matthew Perry, Keith Morrison, bëri një gjë të ngjashme, duke kërkuar gjithashtu që fondacioni  të dhurohej në kujtim të djalit të tij. E gjithë familja Perry e konsideron shumë të rëndësishëm qëllimin e fondacionit, siç u shpreh pak ditë më parë në revistën “People”. Në të vërtetë, nga sa dimë, kjo ka qenë dëshira e madhe e aktorit, i cila u nda nga jeta një muaj më parë në moshën 54-vjeçare.

You may also like ...