Një video që tregon Jenna Ortega duke ngrënë një kivi me lëkurë ka shkaktuar shumë reagime.
Klipi i shkurtër i postuar në rrjetet sociale nga vetë aktorja ka bërë xhiron e internetit. Arsyeja nuk është tjetër veçse mënyra sesi aktorja ha kivin.
Në vend që ta qërojë atë nga jashtë, ylli i “E mërkurës” të Netflix duket se kafshon frutin ashtu siç është, me lëkurën e tij.
Komentet kanë vërshuar në Twitter, me publikun të mrekulluar me lëvizjen e saj, me disa që thonë me shaka se ajo që ajo po bën është një “krim”.
- Punësoi 4 burra, Cher akuzohet për rrëmbimin e djalit të saj!
- Ndahet nga jeta aktori që luajti Albus Dumbledore në “Harry Potter”