Header

Janë të ndarë, por Gigi Hadid habit me veprimin ndaj Zayn Malik

Modelja Gigi Hadid ka dhënë miratimin e saj për foton më të fundit në Instagram të ish-të dashurit dhe babait të fëmijës së saj, Zayn Malik, dhe e gjithë bota është dëshmitare.

Këngëtari pozoi për një foto pa këmishë ndërsa luante një piano të kuqe, duke treguar tatuazhet më të fundit në koleksionet e tij.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave të tij, ishte se kush e kishte pëlqyer foton e re. Ndjekësit panë se Gigi, ishte në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin e artistit.
Kjo vjen pasi, Gigi tregoi tatuazhin e saj teksa ishte e veshur me bikini gjatë pushimeve në fillim të këtij muaji.

Pamja e tatuazhit të Gigit erdhën pas raportimeve se ajo u arrestua për posedim të marihuanës ndërsa po hynte në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.

You may also like ...