Header

Iu nënshtrua një operacioni, Fedez flet për herë të parë për gjendjen e tij

Reperi italian, Fedez, ka kaluar një javë të vështirë, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ditën e premte, ai ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve dhe raportimeve se i është nënshtruar një operacioni urgjent.

Përmes një postimi në mediat sociale reperi tha se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçëra i shkaktoi hemorragji të brendshme të enjten, pas operacionit të kancerit në pankreas në mars të vitit të kaluar.

“Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente.

Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçërave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme.

Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”, shkroi Fedez në rrjetin social “Instagram”.

You may also like ...