Josie Harris, 40-vjecarja nënë e tre fëmijëve të boksierit të njohur amerikan Floyd Mayweather është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas mediave amerikane.
Agjencia TMZ Sports, raporton se autoritetet u thirrën në shtëpinë e Harris mbrëmjen e djeshme ku e gjetën pa ndjenja në makinë, ndërsa u shpall e vdekur në vend.
Ajo ka qenë partnerja e nga 1995 deri në 2010 dhe çifti kanë së bashku tre fëmijë Koraun, Zion e Jirah.
Raportimet sugjerojnë se vdekja po trajtohet si e tillë dhe jo vrasje.
Mayweather e Harris kishin një marrëdhënie të paqëndrueshme. Boksieri pa humbje është arrestuar për dhunë në familje në lidhje me Harris në 2010 dhe kreu dy muaj burg pasi u gjobit $2,500.
Harris pretendonte se Mayweather e kishte sulmuar para fëmijëve dhe më vonë kishte kërkuar dëmshpërblim disa miliona dollarë për shkeljet.
- “Ngrin” pagesa e kredive, për 3 muaj bankat nuk do të kërkojnë shlyerjen e kësteve
- FSHF pezullon të gjitha aktivitetet futbollistike