Header

Interpretimi i Shakiras cilësohet ndër më të mirët në VMA

Shakira mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.

Këngëtarja kolumbiane doli në skenë dhe që në fillim realizoi disa lëvizje atraktive kërcimi dhe shkaktoi duartrokitje nga publiku.

Kjo u pasua nga një interpretim i disa prej hiteve më të mëdha të saja, si “She Wolf”, “Hips Don’t Lie”, “Objection (Tango)”, “Whenever, Wherever”, “Te felicito” dhe shumë të tjera, ndërsa zëri i publikut këndonte pa u lodhur së bashku me të.

Performanca është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.

You may also like ...