Header

Inteligjenca Artificiale krijon imazh se si Kate do dukej si Mbretëreshë

Inteligjenca Artificiale ka krijuar imazhe se si pritet të duket familja mbretërore e ardhshme në 30 vjet.

AI e ka parashikuar Familjen Mbretërore pas tre dekadash, me Princin William të largohet dhe Princi Harry të përballet me divorcin, siç e imagjinojnë gazetarët francezë në Paris Match.

Ata kanë përdorur inteligjencën artificiale për të parashikuar paraqitjet dhe jetët e ardhshme të mbretërve kryesorë si Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre, raporton Daily Star.

Sipas narrativës së tyre spekulative, Princi William ngjitet në fron, por zgjedh të abdikojë në vitin 2049, duke i hapur rrugën Princit George për t’u bërë Mbret, siç raportohet nga MailOnline.

Në këtë parashikim mbretëror të krijuar nga AI, Princi George kurorëzohet Mbret në vitin 2050, duke e bërë Kate Nënë Mbretëresha.

Familja mbretërore në 30 vjet kohë e imagjinuar nga AI , William abdikon dhe Harry është divorcuar.

 

You may also like ...