Bebe Rexha was hit in the face by a phone at her concert in New York and was reportedly left in need of stitches.
Një incident u shënua në koncertin e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në New York të dielën.
Ndërsa po këndonte në skenë nga turma u hodh një telefon celular i cili e goditi këngëtaren në fytyrë.
Videoja është shpërndarë në twitter dhe është bërë virale
Menjëherë disa pjesëtarë të skuadrës së saj ngjiten në skenë për të parë nëse gjithçka është në rregull. Ndërkohë këngëtarja ulet në gjunjë.
Një tjetër video tregon 33-vjeçaren të rrethuar nga stafi teksa largohet nga skena duke mbajtur duart në fytyrë.
Personi që postoi videon shkruan: Bebe Rexha po nxirret me nxitim nga skena e koncertit në New York pasi dikush hodhi një telefon goditi në fytyrë”
Shumë fansa u indinjuan nga ky veprim pasi ishte një koncert vërtet i bukur ndërsa incidenti la shije të keqe.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023
- Zbulohet sa të ftuar ishin në dasmën e Arbanës dhe Eduartit/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni
- A do të jetë Olta Gixhari pjesë e ‘Kepit të Vipave’?