Header

Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovision 2024

Holanda u përjashtua nga finalja e Eurovizionit pas akuzave ndaj Joost Klein. Me njoftimin e saj zyrtar, ESC bën të ditur se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit.

Ndonëse organizata nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë të ditur përjashtimin e tij.

Në njoftim, megjithatë, flitet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtari të produksionit.

Burime jozyrtare pohojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Ndaj Just Klein tashmë është bërë kallëzim, ndërsa është marrë në pyetje edhe nga policia, sipas holandezit “NOS”. Është marrë në pyetje edhe personi që e denoncoi, si dhe të tjerë që ndodheshin para ngjarjes.

You may also like ...