Header

Holanda ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Qeveria Holandeze do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në klasë nga nxënësit, në mënyrë që këta të fundit të mos pengojnë mbarëvajtjen dhe zhvillimin e orës së mësimit.

Ndalimi vjen si rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, shkollave dhe organizatave joqeveritare. Nisma më e fundit që qeveria ka ndërmarrë po u prezantohet shkollave në të gjithë vendin ??dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Qeveria tha se zbatueshmëria e kësaj nisme, e cila momentalisht nuk është ligjërisht e detyrueshme do të varet edhe nga dakortësia e shkollave për rregullat duke marrë parasysh edhe mendimin e mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

Do të ketë disa përjashtime, duke përfshirë studentët me nevoja mjekësore ose me aftësi të kufizuara, dhe për klasat e fokusuara në aftësitë dixhitale.

Ndalimi nuk është ligjërisht i zbatueshëm, por mund të bëhet i tillë në të ardhmen.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se kufizimi i kohës para ekranit të fëmijëve lidhet me përmirësimin e njohjes dhe përqendrimit. Teknologji të tjera, duke përfshirë tabletët dhe orët inteligjente, përfshihen gjithashtu në ndalimin holandez.

Njoftimi vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Finlanda javën e kaluar, qeveria e së cilës njoftoi se do të ndryshojë ligjin për ta bërë më të lehtë kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla.Vende të tjera, përfshirë Anglinë dhe Francën, kanë propozuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë për të përmirësuar mësimin në shkolla.

You may also like ...