Header

Hera e dytë brenda muajit, digjet sërish lokali i Noizyt!

Lokali i reperit të njohur Noizyit është përfshirë sërish nga flakët orët e para të kësaj të kësaj të enjte. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që lokali i reperit, me vendodhje në Durrës, digjet.

Sikurse herët e parë edhe këtë herë mendohet se djegia është e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Deri më tani nuk flitet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali në fjalë administrohet nga babai i Noizy-t, Bashkim Rajku, dhe ndodhet në zonën e Currilave në qytetin bregdetar.

Kujtojmë që herën e parë vetë biznesi e cilësoi djegien si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

You may also like ...