Këngëtari i njohur Harry Styles ka ndihmuar fansen e tij shtatzënë të zbulonte gjininë e foshnjës, gjatë koncertit në stadiumin Wembley në Londër.
Ai pa në mes të turmës një grua e cila mbante në dorë një tullumbace e cila shkruante “djalë apo vajzë”.
I njohur për surprizat që bën gjatë koncerteve, këngëtari ia mori tullumbacen fanses së tij dhe e bëri vetë zbulimin e gjinisë.
“Nuk e di nëse jam gati,” bërtiti ai, pak para se të plaste tullumbacen me një gjilpërë. Fansja zbuloi se është në pritje të një vajze.
Për më shumë shihni videon:
Harry Styles does gender reveal for a fan at his London show. pic.twitter.com/CHWbAA7S6X
— Pop Base (@PopBase) June 15, 2023
- Tiranë apo Prishtinë? Einxhel dhe Dagz vendosin se ku do të jetojnë përfundimisht
- Filmi debutues i Dua Lipës “Argylle” publikohet në shkurt të vitit 2024