Header

Harry Styles jep shpresa për ribashkimin e One Direction

Ata kanë bërë HISTORI… dhe Harry Styles nuk është ende i gatshëm të largohet përgjithmonë.

Harry Styles ka folur së fundmi për mundësinë e një ribashkimi të mundshëm të ‘One Direction’ gjatë episodit të fundit “The Late Late Show” të të James Corden.

“Po apo jo, do të ketë një ribashkim të One Direction? A do të ndodhë ndonjëherë?” –ishte një pyetje që fansat kishin bërë për të.

“Kam frikë se nuk është një pyetje po ose jo,” u përgjigj ai. “Kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do të kishim një moment kur donim ta bënim, nuk ka ndonjë gjë që mund të na pengojë.”

One Direction – i përbërë nga Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik njoftuan se do të bënin “pauzë” në vitin 2015, një vit pasi Malik u largua nga grupi dhe e la grupin prej pesë anëtarësh me katër.

One Direction's Quotes About Harry Styles | POPSUGAR Celebrity

Edhe pse grupi tha se do të ishte në një pauzë 18-mujore, ata nuk u ribashkuan kurrë dhe të gjithë anëtarët kanë vazhduar të ndjekin karriera solo. Në fillim të këtij muaji, u raportua se grupi i të rinjve do të ribashkohej në episodin e fundit të Corden. Por emisioni mbylli shpejt spekulimet në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke thënë se nuk ishte e vërtetë.

You may also like ...