Header

Harry dhe Meghan angazhohen si vullnetarë për të izoluarit e koronavirusit

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, me maska dhe dorashka angazhohen si vullnetarë për t’iu çuar ushqim të sëmurëve në Los Angeles, SHBA.

Kështu çifti i njohur i përkushtohet bamirësisë, bashkë me organizatën Project Angel Food, e cila merret me shpërndarjen e ushqimit për personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Ish Duka dhe dukesha e Sussex u filmuan nga një kamera sigurie, duke dorëzuar ushqimet për të izoluarit prej koronavirusit, në Los Angeles.

Në pamjet e publikuara nga TMZ, tregohet për herë të parë fytyra e Harryt dhe Meghan qysh kur u transferuan në Los Angeles, ku thuhet se kanë blerë një vilë prej 14.5 milionë dollarë, e cila më parë ka qenë e Mel Gibson.

You may also like ...