Header

Google pushon nga puna qindra punonjës

FILE - In this Sept. 24, 2019, file photo a sign is shown on a Google building at their campus in Mountain View, Calif. Google is once again postponing a return to the office for most workers until mid-January 2022. The internet search giant is also to requiring all employees to be vaccinated once its sprawling campuses are fully reopened. (AP Photo/Jeff Chiu, File)

Në një njoftim të mërkurën, gjiganti i teknologjisë Google tha do të pushonte nga puna qindra punonjës, përfshirë bashkëthemeluesit e Fitbit, James Park dhe Eric Friedman.

Google tha se do të pushojë qindra punonjës që punojnë në sektorin e “Asistentit zanor”, përfshirë qindra në rolin e përgjegjësit për Pixel, Nest dhe Fitbit. Ndërsa qindra të tjerë janë të prekur, si punonjësit e ekipit inxhinierik.

Google bleu kompaninë e fitnesit dhe monitorimit të shëndetit Fitbit për 2.1 miliardë dollarë në 2021, por ka vazhduar të nxjerrë versione të reja të Pixel Watch, një produkt që konkurron me disa nga pajisjet e Fitbit dhe gjithashtu me Apple Watch.

Një zëdhënës i kompanisë nuk specifikoi numrin e punonjësve që do të preken, si rezultat i ndryshimeve.

Riorganizimi i disa skuadrave vjen në një kohë kur kompani si Microsoft (MSFT.O) dhe Google kanë vënë bast për adoptimin në rritje të teknologjisë gjeneruese të inteligjencës artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI.

Vitin e kaluar, Google njoftoi planet për të shtuar aftësi gjeneruese të AI në asistentin e saj virtual. Inteligjenca artificiale do të lejonte asistentin të bënte gjëra të tilla si të ndihmonte njerëzit të planifikojnë një udhëtim ose të përdorin emailet dhe më pas të bëjnë pyetje.

Në janar 2023, Alphabet njoftoi planet për të shkurtuar 12,000 vende pune, ekuivalente me 6% të fuqisë punëtore të saj globale. Që nga shtatori 2023, Alphabet kishte 182,381 punonjës në mbarë botën.

You may also like ...