Futbollisti Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po mendojnë që t’i japin fund beqarisë.
Ky lajm do t’i vijë si “bombë”, ish-partneres së tij Shakira, e cila nuk mori një propozim për martesë prej 12 vitesh lidhje me Piquen, me të cilin ndan edhe 2 fëmijë, Sasha dhe Milan.
Dy vite më parë ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale.
Pas ndarjes, Pique konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.
Por mesa duket Shakirën akoma më shumë do ta lëndojë martesa e ish-partnerit, pasi gjatë 12 viteve lidhje këngëtarja nuk mori një propozim të tillë.
Kujtojmë se sot Shakira dhe Pique nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ylli i pop-it është përfolur shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.
- “Kisha frikë se do më dukej celuliti…” Sofia Vergara tregon për skenën erotike në filmin “Griselda”
- Shumë pranë finales, Robert Aliaj zbulon kë sheh fitues të “Ferma VIP”