Header

Goditi fansen me mikrofon, denoncohet Cardi B

Vetëm pak ditë më parë u bë virale një video që tregonte repern Cardi B teksa godiste me mikrofon një fanse pasi kjo e fundit qëlloi me pije.

Mirëpo rasti është denoncuar tek autoritetet, pasi sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë.

Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.

Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.

Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin.

Ndërkohë, për më tepër, së fundmi në rrjet po qarkullojnë video të pak minutave para incidentit ku vetë reperja i ka kërkuar turmës të gjuajnë me ujë në drejtim të saj.

You may also like ...