Header

Georgina Rodriguez u përgjigjet për herë të parë thashethemeve për ndarjen nga Cristiano Ronaldo

Si personazhi më i ndjekur në botë në mediat sociale, nuk do mend që asnjë lajm nuk shet aq sa ata ku përmendet emri i Cristiano Ronaldos.

Futbollisti ndër vite ka folur për impaktin negativ që ka gjithë kjo vëmendje tek ai, dhe një prej tyre janë edhe shpifjet e lajmet e pavërteta.

Thënë kjo, shpesh është aluduar për ndarje mes tij e Georgina Rodriguez. Edhe pse ata kanë mohuar në mënyrë indirekte lajmet, sërish zërat kanë vijuar.

Së fundmi, u tha se janë prag ndarjes. Madje, sipas TikToker-it spanjoll, Abel Planelles, çifti kishin patur edhe një debat të fortë përpara se të hipnin në avionin privat të futbollistit.

Përplasja, sipas tij, ka ndodhur para disa personave të tjerë, ku Goergina nuk ka folur me asnjë, përfshirë Ronaldon, gjatë udhëtimit.

Gjë që duket të jetë e pavërtetë. Georgina ka reaguar për herë të parë në mediat sociale. Dhe pse nuk ka adresuar drejtpërdrejt lajmet mesazhi është i qartë. Ajo ka shpërndarë një foto nga qielli gjatë natës, krah të cilës shkruan: “Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, duke hedhur kështu poshtë të gjitha spekulimet.

You may also like ...