Header

Futbollisti i Juventus: Uroj që rasti im të shërbej për sensibilizim

Pasi konfirmoi se është prekur nga koronavirusi dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për të ndihmuar spitalet duke luftuar ngjitjen, futbollisti i Juventus, Daniele Rugani, rishfaqet sërish.

Duke folur nëpërmjet Skype për emisionin “A casa con la Juve”, ai informoi mbështetësit e tij lidhur me gjendjen që ka.

“Jam mirë, rrini të qetë. Në të vërtetë gjatë gjithë kohës kam qenë mirë dhe nuk kam pasur simptoma. E quaj veten me fat. Shpresoj që rasti im të shërbej për ti sensibilizuar të gjithë, edhe ata që nuk e kishin kuptuar se sa i rëndë ishte ky problem”, thotë futbollisti.

Ai shton se ishin të shumtë ata që i shkruan dhe i ofruan mbështetje, duke i falenderuar të gjithë dhe duke kërkuar kujdes prej tyre.

You may also like ...