Është ndoshta një nga fustanet më të njohur të veshur ndonjëherë në tapetin e kuq. Ky është fustani ikonik i xhunglës Versace i veshur nga Jennifer Lopez në vitin 2000 në Grammy Awards.
Fotot e daljes publike të yllit latin kishin bërë xhiron e botës, ndërsa 19 vite më vonë, Lopez kishte veshur sërish të njëjtin fustan, në pasarelën e shtëpisë italiane në shtator 2019.
Me një fustan pothuajse identik Versace, Lena Mahfouf u shfaq në gala në Kanë që u zhvillua në hotelin luksoz Cap-Eden-Roc!
Siç pritej, pamja e veçantë e blogeres solli kujtime të pamjes ikonike të yllit latin në vitin 2000.
- Kim Kardashian zbulon arsyen pse u nda nga Pete Davidson
- Lukaku në një romancë me Meghan Thee Stallion?