Header

Ndërhyrje kirurgjikale për tu dobësuar? Bebe Rexha: ‘Kam frikë se vdes’

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka folur edhe një herë për çështjet e peshës së saj në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”. Përkundër faktit që shpesh është kritikuar për kilogramët e tepërt, Rexha nuk ka preferuar kurrë të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dobësuar.

Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, mund të heqësh qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në sallën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, ka thënë ajo për revistën.

Më tej, Bebe vazhdon:

Unë e thashë në Twitterin tim, që më pëlqen të ha. Por kam edhe gjëra që po kaloj si probleme mjekësore që ndikojnë në peshën time”, duke iu referuar disa prej ilaçeve që merr për të trajtuar sindromën e vezoreve policistike (PSOCS).

Në fakt, Bebe është komentuar shumë për peshën e saj. Pak javë më parë përmes një statusi në Twitter ajo shkruante:

T’i shohësh komentet për peshën time është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe.Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha. Punoj me veten çdo ditë. Thjesht jam pak e dekurajuar tani”.

 

You may also like ...