Header

Frika më e madhe e Kim Kardashian në një takim të parë: Mos lëshon gazra!

Kim Kardashian bëri një deklaratë mjaft të çuditshme teksa darkonte me Khloe Kardashian dhe Scott Disick në reality show-n e familjes ‘The Kardashians’. Kim, 43 vjeç, Khloe 39 vjeç dhe Disick 40 veç,  u takuan në restorantin meksikan Casa Vega në episodin e ri, ku Kim bëri një deklaratë të çuditshme pas romancave të saj me Pete Davidson dhe Kanye West.

Ata po diskutonin disa nga thashethemet e çuditshme që kanë dalë së fundmi për familjen.

Kim , e cila thuhet se po përpiqet të blejë aksionet e saj prej 200 milionë dollarësh në SKKN që ajo shiti tre vjet më parë, po shijonte disa patate të skuqura dhe margarita kur papritur tha:

‘E dini se çfarë po mendoja? Duke shkuar në një takim të parë në një restorant meksikan, do të bëhej një stuhi vetëm nga gazrat që mund të të shpëtojnë. Frikësohem vërtetë se kjo mund të më ndodhë në një takim të parë”.

Pasi dëgjuan frikën e paparitur të Kim, shoqëruesit e saj Scott dhe Khloe e quajtën ‘të shpifur’ deklaratën e saj, ndëesa shpërthyen në të qeshura.

Kim Kardashian nuk është takuar zyrtarisht me askënd pas ndarjes me komedianin Pete Davidson dhe divorcin e saj nga Kanye West, megjithatë ajo la të kuptohej në fillim të këtij sezoni se ndoshta po mendonte të dilte me një burrë misterioz në New York City. Shpresojmë të mos i ndodhi vërtetë ndonjë incident me gazrat…

You may also like ...