Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majami u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për sulm seksual.
Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.
Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.
Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.
Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.
Ish-e dashura e tij Cassie , emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte e para që e akuzoi Diddy-n për përdhunim, sulm dhe abuzim fizik të përsëritur në një padi të nëntorit 2023, të siguruar nga Us Weekly në atë kohë.
- Bes Kallaku konfirmon në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: “Jemi si të huaj! Vajzën e shoh pak më shpesh se djalin”
- Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet