Kim Kardashian ka ndryshuar sërish modelin e flokëve, këtë herë ka zgjedhur ngjyrën bionde.
Transformimi i fundit i Kim u frymëzua nga një prej pamjeve të saj në Met Gala.
Në fotot që ka postuar përmes Instagramit, 43-vjeçarja ka treguar ngjyrën e flokëve që vinte në nuancën bionde të hapur duke u shndërruar në Marilyn Monroe, të paktën për setin fotografik që mesa duket po përgatitet të bëjë. Në foto nuk duket qartë nëse këto flokë janë të saj apo thjesht një paruke.
Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komentet që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “çfarë do të ndodhë me paruket e gjyshes?”.
Disa mund të kujtojnë pamjen ikonike, por më të diskutueshme të Kim-it në Met Gala në 2022. Kim veshi fustanin që Marilyn kishte veshur në serenadën e presidentit të atëhershëm John F. Kennedy në ditëlindjen e tij të 45-të në 1962.
- Venecia vendos kufi për numrin e turistëve
- Kënduan në Lojërat Olimpike 2024; Lady Gaga dhe Celine Dion nuk janë paguar?