Sulmuesi hungarez Barnabas Varga ndodhet në gjendje të mirë e të qëndrueshme në spital pas incidentit që i ndodhi në fushë gjatë fitores së Hungarisë ndaj Skocisë në ‘Euro2024’.
Sulmuesi ra pa ndjenja në fushë pasi u përplas me portierin skocez Angus Gunn në pjesën e dytë në Shtutgart.
Fillimisht, teksa ende ishte në fushë gjendja e tij shëndetësore dukej e rëndë ku kjo u pa qartë dhe nga pamjet e transmetuara prej fushës, ku lojëtarët e tjerë mes lotësh e rrethuan me çarçafë teksa mbërriti dhe stafi mjekësor.
Pas më shumë se gjashtë minutash trajtim, Varga u largua nga fusha me barelë. Menjëherë pas fitores 1-0 të Hungarisë me kohë të plotë, Federata e Futbollit të Hungarisë konfirmoi se 29-vjeçari ishte në gjendje stabël.
- Euro 2024 | Sot vendosen fatet e “grupit të ferrit”, luhen në mbrëmje Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali
- Një nga botimet e para të Harry Potter shitet për vlerën marramendëse