UEFA zbulon maskotën zyrtare të Euro 2024 që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Një arush, i ngjashëm me lodrën e famshme të krijuar në Gjermani në shekullin XX, është figura që do të simbolizojë këtë eveniment ku 24 skuadra do të garojnë për trofeun më prestigjoz të kontinentit.
Emri i maskotës do të zgjidhet nëpërmjet votimit elektronik që do të hapet në faqen zyrtare të UEFA-s. Kupa e Europës në futboll do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 14 korrik, ndërsa maskota vesh atlete futbolli me ngjyrën e flamurit të Gjermanisë.
Kjo ide synon të frymëzojë rreth 10 milionë fëmijë në mbarë kontinentin dhe të zgjoje tek ata dashurinë për futbollin.
- Si rrallëherë, Eno Popi ndan foto me partneren!
- Incident edhe në koncertin e Ava Max, fansi ngjitet papritur në skenë dhe godet këngëtaren