Header

Euro 2024/ Vicente del Bosque: Spanja është favoritja kryesore, e mposhtim Gjermaninë

Ish-trajneri që fitoi Evropianin dhe Botërorin me Spanjën, Vicente del Bosque ka thënë se Spanja është favoritja kryesore për të fituar kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Euro 2024.

“Spanja është favoritja kryesore dhe nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë ndaj Gjermanisë.

Spanja luan më shpejt dhe ka më shumë ritëm se gjermanët. Jam i bindur se do të kualifikohemi në gjysmëfinale. Duhet të jemi të përulur. Unë e shikoj Spanjën më mirë në shumë aspekte, pavarësisht se Gjermania po bën mirë në sulm, veçanërisht Musiala.

Të premten do të përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të turnet. Gjermania ka avantazhin e të luajturit në shtëpi”, deklaroi Del Bosque.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalen e Europianit, është planifikuar të luhet të premten e 5 korrikut në orën 18:00.

You may also like ...