Header

“Është gruaja ime”, fansi i çmendur pas Shakirës

Autoritetet e Floridës arrestuan një burrë 56-vjeçar të quajtur Daniel John Valtiere, pasi ishte kthyer në makth për Shakirën. Ai akuzohet se ka ngacmuar Shakirën dhe madje ka tentuar të futet në shtëpinë e saj.

Fillimisht, gjykatësi vendosi garancinë me kusht 50.000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij dhe flet me të gjatë gjithë kohës, gjyqtari e çoi në 100.000 dollarë.

Ndaj tij janë vendosur edhe masa kufizuese, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me yllin kolumbian, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale, si edhe do duhet të paraqitet në gjykatë.

Mësohet se ai shkoi në derën e shtëpisë së saj me qëllim që të hynte brenda dhe sipas tij ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane. Përndjekësi i dyshuar pretendoi dhe përsëriti para një gjyqtari në gjykatë se Shakira ishte gruaja e tij dhe ai fliste me të gjatë gjithë kohës.

“Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë po shqetësohem realisht, sepse ky njeri ka halucinacione”, dëgjohet teksa thotë gjyqtari.

Arrestimi u bë pasditen e së hënës, 8 janar, pasi autoritetet vunë re se përndjekësi kishte mbërritur në shtëpinë e këngëtares me një taksi.

Sipas raportit të policisë, ai përballet me një akuzë për ngacmim, për publikimet në mediat sociale në lidhje me këngëtaren dhe dërgesat e çokollatave dhe shisheve të verës në shtëpinë e saj midis fundit të dhjetorit dhe fillimit të vitit 2024.

You may also like ...