Rexhep Tajip Erdogan e zuri gjumi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin turk, kamera u rrotullua sapo presidenti turk mbylli sytë.
Në atë kohë ai u pyet për PKK-në, në funksion të zgjedhjeve.
Të dielën hapen sërish qendrat e votimit në Turqi dhe pak orë para zgjedhjeve të reja, Erdogan dha një intervistë të papritur.
Erdogani që duket i lodhur në video e ka zënë gjumi dhe kamera që kishe si fokus presidentin turk ka ndryshuar menjëherë pamjen dhe iu drejtuar gazetarit.
Erdo?an canl? yay?nda uyuduhttps://t.co/w1sNjCJlzs pic.twitter.com/VUy4wqXNlj
— soL Haber (@solhaberportali) May 26, 2023
Megjithatë, Rexhep Tajip Erdogan synon të zgjasë sundimin e tij për një dekadë të tretë në zgjedhjet e së dielës pasi shanset janë në favor të tij në raundin e dytë të votimit, pasi ai përfundoi përpara rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu në raundin e parë.
Tashmë i përforcuar nga shumica parlamentare e fituar nga partia e tij islamike, AKP, dhe aleatët e saj në zgjedhjet e 14 majit, Erdogan u forcua më tej të hënën duke njoftuar mbështetjen e një politikani nacionalist që kishte dalë i treti në raundin e parë
- Ndeshja më e shtrenjtë e futbollit, 200 milionë pound, dy klube pa histori në duelin për Premier League
- Shawn Mendes dhe Camila Cabello shijojnë një tjetër takim romantik teksa ndodhen në koncertin e Taylor Swift