Së fundmi Enrique Iglesias është detyruar të tërhiqet nga festivali “Tecate Emblema” pas problemeve shëndetësore me pneumoninë. Krijuesi i hitit “Hero” duhej të mbyllte natën e parë të festivalit muzikor dy-ditor në Mexico City të shtunën, por u tha fansave se ishte urdhëruar të bënte ‘pushim’ dhe i ishte ndaluar të fluturonte.
Në një deklaratë të shpërndarë në gjuhën spanjolle në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Enrique shkroi:
“Të dashur fansa, do të jetë e pamundur për mua të paraqitem në shfaqjen sonte në Meksikë. Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar pushim dhe më kanë ndaluar të hipja në aeroplan.”
Ylli i famshëm u zotua se do të kthehej në Meksikë ‘së shpejti’.
“Sinqerisht jam i trishtuar që anuloj këtë shfaqje në një vend që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të jem në gjendje të jem me ju të gjithë.”
Organizatorët OCESA më vonë konfirmuan se një mori artistësh do të merrnin përsipër të plotësonin vendin e Enriques. Ata i bashkohen një projekti që përfshin gjithashtu The Chainsmokers, Melanie C, One Republic, Belinda dhe Niki.
- ‘Do e kisha mbytur në drru’/ I publikoi mesazhet private, Efi reagon lidhur me psikologen e saj
- Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 27 bashki! PS merr Kamzën, Vorën, Elbasanin, Tropojën dhe Lushnjën