Spanja po feston për herë të parë Kupën e Botës për femra. Vajzat e “Furia Roja” festuan suksesin e tyre të madh, siç është e kuptueshme, së bashku me anëtarë të ekipit, por edhe të Federatës dhe këtu gjërat u bënë goxha të çuditshme.
Në orët e fundit është diskutuar intensivisht për lëvizjen e presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales. Gjatë ceremonisë së medaljes, ai përqafoi Jenny Hermoso.
Më pas e puthi fillimisht në faqe dhe më pas në buzë!
Pamjet po diskutohen shumë, duke marrë formën e një skandali në futbollin spanjoll.
Në fakt, sulmuesja e vendit iberik e ka ekspozuar edhe më shumë presidentin e Federatës, kur është pyetur nga një gazetar për këtë puthje.
Përgjigja e saj e thjeshtë dhe e qartë: “Uh… po, nuk më pëlqeu”.
https://youtu.be/gV6NMyPLXZw
- Zyrtarisht, Lionel Messi është futbollisti më i dekoruar në histori
- Këngëtarja Celine Dion tërhiqet nga muzika, shkak sëmundja e rëndë