Aktroja e njohur e “Poor Things” në një intervistë me Radion Kombëtare Publike (NPR) të mërkurën, foli për ankthin e saj të fëmijërisë, duke treguar se fillimisht e kishte të vështirë për t’u përballur me të, por gjeti një mënyrë që tja dilte mbanë.
“Kam filluar terapinë rreth moshës 8-vjeçare, sepse po bëhej shumë e vështirë për mua të largohesha nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Kam jetuar në njëfarë mënyre nga frika e këtyre sulmeve të panikut.” tha Stone
Aktorja, e cila tha se sulmin e parë të panikut e pati kur ishte 7 vjeçe, shtoi se besonte se burimi i ankthit të saj kur ishte më e vogël buronte nga frika e ndarjes nga nëna e saj.
“Është një moshë e vështirë të jesh në gjendje të arsyetosh me veten, në moshën 7 ose 8 vjeç, dhe t’i thuash vetes se këto gjëra nuk janë të vërteta. Ishte shumë e vështirë të bindja veten ndryshe.” shtoi aktroja.
Gjithçka ndryshoi kur Stone filloi të aktronte në moshën 11-vjeçare. Aktorja tha se profesioni i dha asaj një mënyrë për t’u fokusuar pa u shqetësuar për atë që ndodhi më parë apo çfarë do të ndodhte më vonë. Ato përvoja kanë ndryshuar mënyrën se si ajo mendon për ankthin tani. Ajo tha për NPR se mendon se mund të jetë një gjë pozitive nëse njerëzit dinë se çfarë të bëjnë me të.
“Unë u kam thënë shumë të rinjve që luftojnë me ankthin, se në shumë mënyra e shoh si një lloj superfuqie,” tha Stone. “Ankthi është si karburanti i raketës, duhet të ngrihesh nga shtrati dhe të bësh gjëra, sepse ke gjithë këtë energji brenda vetes. Dhe kjo është me të vërtetë një dhuratë”.
Aktorja ka disa vite që ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe sulmet e panikut. Ky ankth e ndihmoi të kuptonte më mirë emocionet e personazheve të saj.