Header

Elvis Pupa ‘thumbon’ reperat shqiptarë

Elvis Pupa është një nga personazhet më të komentuar të momentit që prej rikthimit të tij në televizion me pjesëmarrjen në ‘BBV2’.

Pupa është shumë aktiv në rrjete sociale duke qëndruar sa më pranë audiencës së tij teksa here pas here publikon video-mesazhe për çështje të ndryshme.

Së fundmi, Visi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video, ku në një farë mënyre ka ‘thumbuar’ reperat shqiptarë për tekstet e këngëve të tyre aq sa është shprehur se janë mëkeq se turlia, pasi në një këngë janë të përfshira shumë gjuhë.

Kujtojmë se së fundmi, Elvis Pupa ka qenë i ftuar në ‘CityNight’ në Cityradio teksa ka zbuluar për herë të parë përjetimet e tij në ‘BBV’ dhe planet, projektet e tij të ardhshme.

You may also like ...