Elvana Gjata dhuroi spektakël dhe magji në koncertin e saj madhështor pak ditë më parë, ku bëri bashkë mijëra shqiptarë në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë, ditën e sotme ajo ishte e ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama , ku ndau detaje për rrugëtimin e saj në muzikë.
Këngëtarja u shpreh se, kur ajo zbuloi talentin e saj për muzikën, duket se prindërit nuk i kishte në anën e saj.
“Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.”-tha Elvana Gjata.
- Mikela e tha vetë: Kjo është arsyeja e “ftohjes” së marrëdhënies së saj me Efin
- Rihanna jep dorëheqjen si CEO i ‘Savage X Fenty’, ja kush do ta zëvëndësojë!