Këngëtarja Elhaida Dani prej kohësh po shijon romanën e saj me balerinin Ledian Agallijaj.
Dyshja është përfolur shumë për lidhjen e tyre dhe së fundmi u aludua se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël.
Në një intervistë televizive Elhaida i hodhi poshtë këto lajme duke thënë që kur të vij momenti ajo do ta thoshte vetë.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri. Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”, u shpreh këngëtarja.
- Qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2024
- Urrejtja në rrjetet sociale, UEFA publikon statistikat e frikshme rreth Euro 2024