Header

Eleni Foureira rikthehet në skenë pas 4 muajsh mungesë

Eleni Foureira u rikthye në skenë katër muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Ajo ka dhënë koncertin e parë për fansat e saj të cilët e kanë mirëpritur me ovacione të shumta.

Këngëtarja e njohur dha më të mirën e saj, ndërsa siç tha ajo mendoi se nuk do të emocionohej kur të dilte në skenë, por në fund doli e përlotur.

Gjatë koncertit ajo përmendi se i kishte munguar shumë skena ndrësa falënderoi fansat për dashurinë e pamasë. Ky koncert është pjesë e turneut të saj të quajtur ‘Reborn Tour’.

Në muajt në vijim, artsitja me origjinë shqiptare do të performojë në disa rajone të Greqisë, por edhe në vende të huaja  si Spanja dhe Holanda.

Në koncertet e saj në të gjithë Greqinë, pritet të ketë edhe të ftuar surprizë.

You may also like ...