Header

Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkaqenët gjatë xhirimit të një dokumentari

Një ekip i Netflix përjetoi tmerr kur po xhironin një dokumentar në det në Hawai.

Punëtorët u përballën me peshkaqenët tigër dhe u sulmuan. Në fakt, siç raportohet, një nga peshkaqenët u hodh mbi varkë dhe e kafshoi një anëtar të ekipit.

Duke folur për RadioTimes.com, ata thanë se ishin në det për të mbledhur pamjet e fluturimit të parë të një albatrosi Laysan për Our Planet II të David Attenborough.

Duke përshkruar skenën, ata thanë se “uji kishte marrë formën e një “v” dhe një peshkaqen “tigër” u hodh në varkë dhe I sulmoi. Varka nga sulmet e tij u shkatërrua”, tha një nga punëtorët.

“Ne po përpiqeshim të arratiseshim. Ishte e tmerrshme. Ishte peshkaqeni i dytë atë ditë që na sulmoi”, shtoi ai. Drejtori e përshkroi sjelljen e peshkaqenëve si “jashtëzakonisht të pazakontë”.

Ata thonë se ishin vetëm gjysmë milje larg tokës dhe arritën të sigurtë në breg, por më vonë dërguan një gomone të vogël, e cila gjithashtu u sulmua dhe iu shkatërrua motori, këtë herë nga një peshk gjigant i quajtur trevally, që mund të peshojë deri në 60 kilogramë.

Producenti i serialit Huw Cordey i tha Sun se “ishte si një nga filmi Jaws”.

 

 

 

You may also like ...