Efi Dhedhes ka thyer heshtjen dhe ka folur më në fund për raportin e shumëkomentuar me Luizin, me të cilin tashmë nuk ndiqet më as në rrjete sociale.
Teksa tregoi se nuk ka patur asnjë lloj komunikimi dhe raporti me të, Efi u shpreh se nuk i kanë pëlqyer disa nga komentet e tij, prandaj e ka hequr nga Instagrami.
“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.
Sa i takon raportit me Kiarën, Efi u shpreh se as me të nuk ka miqësi dhe se nuk flasin me njëra-tjetrën.
“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.
- Filmi i dytë i “Barbie” do të jetë pa Margot Robbie, nisi aludimet e para
- Akuzat për abuzim seksual/ Policia britanike nis hetim ndaj Russell Brand