Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar përkohësisht nga FIFA.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk i njeh kredencialet e Rubiales si titullar i federatës iberike për shkak të skandalit që lidheet me puthjen e tij ndaj futbollistes Hermoso në festën pas finales së Kupës së Botës.
46-vjeçari refuzoi të jepte dorëheqjen nga detyra e presidentit të RFEF por tashmë me hyrjen e FIFA-s në lojë, ai nuk mund ta ushtrojë më funksionin e tij.
FIFA:
“Mr. Rubiales pezullohet përkohësisht nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pezullimi hyn në fuqi që ditën e sotme de do të zgjase minimalisht për një periudhë 90-ditore”.
- Detaje tronditëse, Britney Spears çau kokën gjatë një sherri me Sam!
- Mbahet kongresi më i madh në botë i Harry Potter, 1748 persona maskohen si magjistari i njohur