Header

Dua Lipa, zyrtarisht artistja e parë në histori me 5 këngë me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify!

Dua Lipa ka shënuar një tjetër super sukses në karrierën e saj: ajo eshte kthyer ne artisten e vetme femer e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Ishte vete këngëtarja qe e beri te ditur kete, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës. Dua sivjet ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”.

Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

Dua Lipa, zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë

You may also like ...