Header

Dua Lipa vjen në Shqipëri, shfaqet në jug të vendit

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri edhe këtë verë. Duket se tashmë për familjen Lipa është kthyer në traditë dhe sezoni i verës nuk mund të kalojë pa një vizitë në jugun e vendit tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ajo numëron plot 88.6 milionë ndjekës.

Përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, Lipa shkruan “Home”, (në shtëpi), teksa e ka shoqëruar postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.

Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..

Kujtojmë që më 28 nëntor Dua Lipa mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku me mijëra qytetarë patën mundësi ta shijojnë muzikën dhe këngët e saj.

You may also like ...