Header

Dua Lipa puthet në publik me të dashurin e ri

Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë me aktorin britanik Callum Turner. Të dy janë parë duke u puthur në publik për herë të parë.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale ku çifti i ri mori një ‘lumë’ komentesh pozitive ndaj romancës së tyre të re.

Çifti nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit pas një takimi romantik të darkës në restorantin luksoz japonez Sushi Park.

Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts : Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore. 33-vjeçari Turner ka pasur më parë një lidhje me aktoren Vanessa Kirby.

Lipa u takua me regjisorin francez Romain Gavras vitin e kaluar. Para kësaj ajo ishte me modelin Anwar Hadid.

You may also like ...