Header

Dua Lipa, në listën e të famshmëve më të pasur në MB

Dua Lipa është në mesin e të famshmëve që shfaqen në edicionin e parë të listës së të pasurve “40 Under 40” të “The Sunday Times”.

Në mesin e kësaj liste janë po ashtu edhe artistët Harry Styles dhe Ed Sheeran. Lista e më të pasurve nën moshën 40-të shfaqet në një artikull të “The Sunday Times”, ku zbulon pasurinë e 350 individëve dhe familjeve më të pasura në Britani.

Dua Lipa, renditet e 29-ta në këtë listë së bashku me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe. Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.

Lipa, e cila do të kryesojë skenën në Festivalin “Glastonbury” në qershor, së fundmi ka lançuar albumin e saj të tretë “Radical Optimism” që u ngjit në vendin e parë në listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në moshën 33 vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën e 40 individëve nën 40 vjeç, është këngëtari i këngës “Shape Of You”, Ed Sheeran, i cili është shpallur muzikanti më i pasur i ri në Mbretërinë e Bashkuar me 396.8 milionë euro.

Artisti më i pasur britanik nën moshën 40 vjeç është edhe ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili ka grumbulluar 204 milionë euro përmes muzikës dhe paraqitjeve në filma.
Në vendin e 17-të në listë është këngëtarja me 16 çmime “Grammy”, Adele, me 198 milionë euro pasuri.

Lista e të pasurve të “Sunday Times 2024” paraqet pasurinë e 350 njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar dhe bazohet në pasurinë e identifikueshme, duke përfshirë toka, prona, asetet e tjera si arti dhe kuajt e garës, ose aksione të rëndësishme në kompani të ndryshme.

You may also like ...